ayern Munich është duke kërkuar për zëvendësuesin e Niko Kovac, i cili u shkarkua nga drejtimi i skuadrës bavareze pas humbjes me Eintracht Frankfurt.
Dhe sipas asaj që raporton “Sky Sport Deutschland” , dikush është i gatshëm ta marrë drejtimin e Bayern Munich.
Bëhet fjalë për Jose Mourinhon, i cili është i papunë që pas largimit nga Manchester United.
Madje sipas asaj që raporton media gjermane, Mourinho është i gatshëm të firmos një kontratë afatgjatë me Bayern.
A do ta marrin parasyshë Uli Hoeness dhe Karl Heinze Rummenige dëshirën e portugezit? Kjo pritet të mësohet në ditët në vazhdim.