Redi Jupi, ish-futbollist i përfaqësues shqiptare, argumenton se për një arsye apo tjetër, Laçi është gjithmonë në ndeshjet problematike ku ka raste dhune.
“Është gjithmonë aty, ka qenë ndeshja Bylisi-Laçi kur u bë dhuna, është pastaj Laçi me Kastriotin, në Kamza-Laçi ishin atje e tani prapë ishin protagonistë. Dakord sherri u bë nga dy persona, por përsëri ishte aty Laçi.
Unë e pashë ndeshjen me vëmendje, sidomos gjykimin se ndeshja në vetvete ishte me një kah, dominoi Tirana gjatë gjithë kohës. Për mendimin tim rezultati ishte i drejtë dhe nëse një skuadër është i drejtë apo jo. Nga çfarë u pa gjatë ndeshjes, nuk shkon me shtesën, gjatë ndeshjes gjyqtari ishte dashamirës deri diku me Tiranën, dha penallti, kishte kontakte e raste.
Nuk ishte se arbitroi në favor të Laçit, në shtesë i doli pak situata nga duart. Unë sfidoj këdo që në shtesë të provojë të bëjë gol në atë minutë siç aludohet se ndihmoi Laçin”, tha në “Procesi Sportiv” ish-futbollisti i bardhebluve. /vipsport/
Leave a Comment