Shqiperia beri nje loje te mire mbremjen e se henes ndaj Polonise por ne fund doli e humbur me rezultatin 0-1. Sipas shume specialisteve vihet re nje ndryshime rrenjesor ne skuader me ardhjen e trajnerit Silvinjo dhe ky eshte nje ogur i mire per te ardhmen.
Por per specialistin e futbollit Redi Jupi ka ikur koha e humbjeve dinjitoze. Tashme duhen piket dhe stafi i ri i kombetares duhet te mendoje se si t’i marre ato.
“Nëse nuk do të ishte pritshmëria që kemi për këtë grup, pra ky është një grup që ne duhet t’ia dalim me sukses. Këto nuk janë eliminatore që ne duhet të marrim dinjitoze, ose të presim një progresion gradual. Duhet të kuptohet situata e trajnerit, duhet kuptuar situata e grupit dhe mungesave.
Sensacionet ishin pozitive sepse Polonia ishte një skuadër, të them të drejtën e dobët. Të vjen keq që na mundi një skuadër që nuk bëri shumë. Edhe në cilësi, edhe në intensitetin e lojës, edhe në raport me rastet e krijuara. Morëm disa konfirmime me disa lojtarë të rëndësishëm, por na shtohen enigmat në grup se Moldavia barazoi nga ana tjetër me Çekinë dhe duhet të jemi gati për ta shfrytëzuar këtë situatë.
Unë e kam thënë që kjo është një gjeneratë shumë e mirë lojtarësh. Ne tashmë nuk duhet të kënaqemi më me sensacione pozitive, por duhet të kënaqemi me pikë dhe progresion real përpara”, u shpreh Jupi.