Aventura e sulmuesit Jurgen Bardhi te skuadra e Ligës së Parë turke, Tuzlaspor, ka zgjatur vetëm një sezon.Vetë lojtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar largimin. “Ishte një kënaqësi të isha pjesë e kësaj skuadre. Faleminderit për gjithçka, Tuzlaspor”- shkruan ai.

Tashmë Bardhi ka dalë një lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre, për të vazhduar karrierën. Kujtojmë se 24-vjeçari u transferua te Tuzlaspor në merkaton e verës së kaluar, pasi vendosi të largohej nga skuadra e Partizanit.

Gjasat jane qe ai te kerkoje serish nje tjeter skuader te huaj dhe rikthimi ne kampionatin shqiptar duket opsionin i fundit per te. Nese do te ndodhte kjo, Partizani do te ishte ne “pole position” per te marre sherbimet e tij.

Por nga ana tjeter, tifozet shkodrane me te marre vesh kete lajm kane shprehur deshiren per ta pare kete futbollist te veshur me fanellen e Vllaznise. Kjo ngaqe futbollisti nga Fushe- Kruja e ka njefare lidhje me kete skuader sepse siç u pat shprehur edhe kohe me pare ne media, babai i tij eshte tifoz i Vllaznise.