Nga Maringlen ZHIVANI
Sulmuesi Jurgen Gjini nuk do të jetë më pjesë e Basanias. Klubi dhe futbollisti kanë mbyllur bashkëpunimin me mirëkuptim, duke i dhënë fund aventurës së tij me ekipin shkodran.
Gjini ishte një nga pikat e repartit ofensiv gjatë periudhës së qëndrimit te Basania, duke kontribuar me paraqitje dhe gola të rëndësishëm.
Largimi i tij vjen në një moment riorganizimi për skuadrën, teksa merkatoja mbetet e hapur për lëvizje të tjera.
Në ditët në vijim pritet të mësohet edhe e ardhmja e sulmuesit, i cili tashmë është lojtar i lirë në merkato.


