Terbuni i Pukes prej fillimit te kesaj jave ka nisur ne Shkoder pergatitjet per sezonin e ri futbollistik. Por perpos stervitjes nen drejtimin e stafit teknik me ne krye trajnerin Altin Xhahysa, drejtuesit e klubit po merren edhe me merkaton.
Dhe perpos portierit Entoni Shkoza qe kane marre nga Vllaznia U21, pukjanet jane perforcuar ne sulm edhe me nje emer te njohur i cili ka luajtur me perpara edhe ne Superlige me ekipe si Vllaznia etj. Behet fjale per Jurgen Gjinin, i cili tashme ka nisur stervitjen me Terbunin.
Gjate sezonit te kaluar ka luajtur ne Kosove, fillimisht me Vllaznimin e Gjakoves me te cilen shenoi 5 gola, ndersa ne fazen e dyte u be pjese e Vllaznise se Pozheranit me te cilen shenoi edhe 6 gola te tjere dhe dha gjithashtu edhe 5 asiste.
Por tashme ai do te nise nje tjeter eksperience, pikerisht me Terbunin, skuader me te cilen ne fakt ka luajtur edhe me perpara. Pervoja e tij pritet t’i sherbeje shume pukjaneve, per te arritur objektivin e tyre, ngjitjen nje kategori me lart ne fund te sezonit.
33 vjeçari Gjini pritet te jete pike referimi ne sulmin e kesaj skuadre dhe sigurisht qe garanton edhe golat, ata qe do te bejne te mundur edhe fitoret e ndeshjeve./SHKODRA-SPORT.COM/