Ka çuar Liverpulin përsëri në majat e futbollit europian duke ndërtuar një skuadër shumë argëtuese. Por Jurgen Klop vazhdon të mos rinovojë kontratën e tij me Liverpulin, duke bërë të lindin dyshime për vazhdimësinë në radhët e të kuqve.
Gjithmonë është përfolur për interesimin e skuadrave të tjera të njohura europiane në adresë të trajnerit, por duket se ai ka ndër mend tani të shohë për një aventurë ndryshe, atë në stolin e një kombëtareje dhe vetë menaxheri i tij ka konfirmuar se e tërheq ideja që të drejtojë përfaqësuesen e Gjermanisë.
“Vetë Jurgen ka thënë se në rast se Joakim Lëv ndonjë ditë nuk do të dëshironte të ishte më trajneri i ekipit kombëtar dhe do të ishte e mundur për të ta bënte një gjë të tillë, ky do të ishte një opsion”, deklaroi menaxheri Mark Kosiçke për “Die Ëelt”.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që Klop do të largohet para kohe nga drejtimi i klubit anglez, ku ka një kontratë deri në vitin 2022. “Klubi do të dëshironte të rinovonte më të. Ai e ndjeu edhe gjatë festimeve për Ligën e Kampioneve se çfarë klubi i madh është Liverpuli dhe se ai është në vendin e duhur në kohën e duhur.
Pagesë për te? Jurgen nuk mund ta përballosh. Është e vështirë të llogaritjesh një shifër transferimi për të. Si mund të kesh një të tillë për një trajner që rriti vlerën e klubit nga 900 milion paund në thuajse 2,8 milion paund?”, ishin fjalët e menaxherit. /vipsport/