Numri i futbollisteve shqiptare qe po rriten ne vende te ndryshme te Botes rritet çdo vit e me shume. Femijet e emigranteve tashme jane rritur dhe ato po mundohen te tregojne vlerat e tyre ne ekipet ku luajne.

Sot do te ndalemi tek njeri prej tyre: Jurgen Preçaj. Nje futbollist me origjine nga Malesia e Madhe i cili po rritet ne Itali ku ka filluar te spikase me ekipin e tij me te cilin luan.

Jurgeni eshte i datelindjes 28.05.2007, eshte i gjate 1.90 metra megjithate shtatelartesia e tij nuk e pengon te luaje ne mesfushe, kryesisht para mbrojtjes por herepashere edhe si “trekuartist”, si ne te majte ashtu edhe ne te djathte.

16 vjeçari me origjine nga Malesia e Madhe aktualisht luan me ekipi “Zenith Prato”, por me perpara ka luajtur me ekipit Pistoiese, Affrico dhe Virtus Catolico. Paraqitjet e tij ne kampionatin e moshave ku ai luan kane qene pergjithesisht te mira dhe si rrjedhoje ka rene ne syte edhe te skauteve te Empolit.

Natyrisht qe per Preçajn e rendesishme eshte te vazhdoje te stervitet fort sepse duke vijuar ne kete menyre me shume mundesi e ardhmja e tij ne futboll do te jete shume e mire.
Engjell GJOLAJ