HomeKRYESOREJuventus ka një “përbindësh” që vlen më shumë se Ronaldo

Juventus ka një “përbindësh” që vlen më shumë se Ronaldo

Mandzukic ka shënuar tetë gola në kampionat, pothuajse të gjithë kundër rivaleve kryesore të Juventus-it: dy ndaj Napoli-t, që mban vendin e dytë në renditje, dhe më pas nga një kundër Lazio-s, Milan-it, Inter-it dhe Roma-s. Ajka e futbollit italian, me pak fjalë, është përkulur para tij: nuk ka një ekip që të ketë marrë pjesë në kompeticionet europiane që të mos jetë ndëshkuar nga “Super Mario”. Dhe të mendosh se jemi vetëm në fazën e parë.

Këto skuadra, në të kundërt, nuk kanë pësuar asnjë gol nga Ronaldo, me përjashtim të Milan-it. CR7 ka shënuar 11 gola, por ai më me “peshë”, përveç atij kundër kuqezinjve, ka qenë në derbin kundër Torino-s. Më pas ka ndëshkuar të voglat: Empoli (2), Frosinone, Udinese, Spal e me radhë.

https://www.youtube.com/watch?v=2Ytrfg3zU8c

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se Mandzukic është më i mirë se Ronaldo, por në këtë sezon ka patur një ndikim më të madh se portugezi. Nga ana tjetër, ai e ka ves të jetë vendimtar në ndeshjet e rëndësishme. Për shembull, në Champions-in e fundit të fituar nga Bayern (2013), një nga dy golat e shënuar në finale e ka realizuar Mario, ashtu siç ka qenë ai dhe jo Higuain që i ka dhënë një shpresë Juventus-it në finalen e humbur 4-1 kundër Real Madrid.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=iP4htRdn3XE

Gjithashtu, ai ka realizuar tre gola në Botëror: një vendimtar në 1/8-at, atë të fitores në kohën shtesë të gjysmëfinales kundër Anglisë, dhe një në finale (natyrisht). Manduzkic është si një përbindësh: kur duhet goli që peshon shumë, ai nuk mungon kurrë. Megjithatë, ekziston përshtypja se ai është nënvlerësuar shpesh gjatë karrierës së tij.

Bayern-i i Guardiola-s, për shembull, e ka lënë të largohet pa u menduar gjatë: nëse duam të përmirësohemi, na duhet një qendërsulmues i ndryshëm. Kanë marrë Lewandowski-n, një sulmues i madh padyshim, por nuk janë kthyer më në finalen e Champions League. Atletico Madrid e ka lënë të largohet pas vetëm një sezoni dhe vetë Juventus ka menduar se, për të fituar Champions-in, ai nuk mjaftonte dhe se duhej Higuain. Fatmirësisht për bardhezinjtë, Allegri është një nga ata që i shikon gjërat siç janë: merrni kë të doni, por Mario nuk lëviz.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments