Vllaznia U-19 debutoi me një barazim 1-1 ndaj Partizanit në javën e parë të kampionatit për sezonin e ri. Autori i golit për shkodranët ishte sulmuesi Klajti Halili, i cili zhvilloi një paraqitje të mirë ditën e djeshme në ndeshjen e javës së parë të kampionatit.

Ndërkohë, në një intervistë për “Shkodra Sport” pas ndeshjes Vllaznia U-19-Partizani, Halili u shpreh se ekipi i tij kishte disa raste të pastra për gol gjatë gjithë lojës, por për pasojë i neglizhuan. Poashtu, sulmuesi shkodran theksoi se synimet me ekipin e U-19 janë që të shpallen kampion në fund të sezonit, por realisht rruga është e gjatë përpara.

“Kemi pasur raste të pastra për gol gjatë gjithë lojës, por i neglizhuam. Besoj kjo ishte një nga arsyet që nuk arritëm dot të merrnim fitore ndaj Partizanit. Realisht, jam shumë i lumtur që ky fillim i kampionatit nisi me golin tim, por do isha edhe më i lumtur në qoftë se, ekipi do të kishte fituar.

Synimet me ekipin dhe ato personale? Këtë sezon, synimet me ekipin janë që të shpallemi kampion, ashtu si me U-17 sezonin e kaluar, por kjo gjë mund ta arrijmë vetëm me punë dhe përkushtim. Për sa i përket synimeve personale, do mundohem të bëj sa më shumë gola këtë kampionat, në mënyrë që të arrij të ndihmoj sa më shumë ekipin.

Ndeshja e rradhës? Ndeshjen e rradhës e kemi kundër ekipit të Dinamos në transfertë. Shpresoj që nga aty të dalim me tre pikë. Kam shumë dëshirë që edhe këtë vit të jemi kampion, por ka kohë deri atëherë dhe duhet të stërvitemi shumë dhe të kemi besim tek njëri-tjetri”,-mbylli prononcimin e tij për “Shkodra Sport”, sulmuesi i Vllaznia U-19, Klajti Halili.
Maringlen ZHIVANI