Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJuventus kërkon të huazojë në janar Aubameyang

Juventus kërkon të huazojë në janar Aubameyang

Pavarësisht deklaratave të drejtuesit të Juventusit, Arrivabene, i cili deklaroi se nuk do të ketë përforcime në janar, mediet angleze theksojnë se bardhezinjtë po bëjnë disa lëvizje për të përforcuar skuadrën e drejtuar nga Allegri.

“Zonja e Vjetër” kërkon të përfitojë nga mosmarrëveshjet midis drejtuesve të Arsenalit dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Pikërisht këtë situatë duan të shfrytëzojnë italianët për të bindur lojtarin të kalojë në Torino që në janar.

Drejtuesit e bardhezinjve synojnë ta marrin sulmuesin fillimisht në formë huazimi deri në fund të sezonit për ta blerë më pas përfundimisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments