Drejtuesit e Juventusit kanë nisur të mendojnë për një mbrojtës të krahut të djathtë në janar teksa formës të De Shiljos dhe Danilos nuk mund t’iu zësh besë.
Futbollistët gjatë karrierës kanë pasur shpesh shqetësime dhe në momente kyçe mund të prishin ekuilibrat e ekipit me problemet fizike. Për momentin të dy futbollistët janë të dëmtuar, ndërsa në atë rol është përshtatur Kuadrado.
Megjithatë, bardhezinjtë do të detyrohen të ndërhyjnë në merkaton dimërore ndërsa alternativa është futbollisti i PSG, Tomas Munier. Belgut i përfundon kontrata në verën e 2020 dhe parisienët mund të pranojnë ta largojnë me ‘low cost’ për të mos e humbur më pas me parametër zero.
Ndërkohë, nga lista e mbrojtësve nuk është fshirë emri i Elseid Hysaj. Shkodrani e ka deklaruar që kërkon të largohet, teksa për të interesohet Roma, e cila mund të bëjë një tentativë në merkaton e janarit. Por, situata mund të ndryshojë nëse vjen një telefonatë nga Sarri, i cili i ka dhënë gjithnjë besim shqiptarit./vipsport/