Vllaznia e femrave luan sot në Torino ndeshjen e kthimit të play-off të Ligës së Kampioneve për femra kundër skuadrës së Juventusit.
Skuadra kampione e Shqipërisë është mundur 2-0 në sfidën e parë përballë italianeve, pavarësisht një prove të mirë që dha në “Loro Boriçi”, ku diferencën e bënë individualitetet e skuadrës italiane. Sot, skuadra shkodrane do të mundohet të bëjë një mrekulli, për të shpresuar te një rezultat pozitiv që do të ishte historik për imazhin e klubit, por edhe i rëndësishëm për koeficientin e UEFA-s.
LIVE Juventus-Vllaznia 1-0
34’ Staskova