Nelson Hysa po vazhdon me ndeshjet në boksin profesionist, teksa pak kohë më parë arriti që të fitonte në Durrës kundër Pasalic. Kjo éshtë ndeshja e katërt për boksierin shkodran në boksin profesionist teksa nê tre ndeshjet e mêparshme ai ka arritur veç fitore.

Këtë herë boksieri shkodran do të përballet në Gjermani, më saktësisht Leverkusen. Kundërshtari i Hysës do të jetë gjermani Muhamed Ali Durmaz.

Një përballje e fortë pritet të jetë kjo dhe fituesi mund të bëhet kandidati i parë për të boksuar për titullin WBF. Sportisti shqiptar është i bindur se do t’ia dalë me sukses dhe të bëj krenar sërish shqiptarët, këtë herë në arenën europiane.

Ndeshjen Ali-Hysa, mund ta ndiqni live pa pagesën në kanlin e Youtube “No Limit Boxing“, prej orës 18:30. /Sport Ekspres/