Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEJuventus-Vllaznia, ndeshja e kthimit në Ligën e Kampioneve për femra. Zbardhen formacionet...

Juventus-Vllaznia, ndeshja e kthimit në Ligën e Kampioneve për femra. Zbardhen formacionet zyrtare

Vllaznia e femrave luan sot në Torino ndeshjen e kthimit të play-off të Ligës së Kampioneve për femra kundër skuadrës së Juventusit.

Skuadra kampione e Shqipërisë është mundur 2-0 në sfidën e parë përballë italianeve, pavarësisht një prove të mirë që dha në “Loro Boriçi”, ku diferencën e bënë individualitetet e skuadrës italiane. Sot, skuadra shkodrane do të mundohet të bëjë një mrekulli, për të shpresuar te një rezultat pozitiv që do të ishte historik për imazhin e klubit, por edhe i rëndësishëm për koeficientin e UEFA-s.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (4-3-3): Pejro-Manjin; Lundorf, Gama, Lencini, Boatin; Rosuçi, Pedersen, Karuso; Bonfantini, Staskova, Hurtig.
Trajner: Xh. Montemurro.

Vllaznia (4-4-2): Buhigas; Ramadani, Gjini, Maliqi, Curraj; Levenaj, Franja, Berisha, Halilaj; Doçi, Krasniqi.
Trajner: N. Leka

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments