Vioresin Sinani eshte legjenda e golit shkodran dhe atij shqiptar. Njeriu qe ka shenuar me shume se te gjithe ne historine e kampionatit shqiptar prej pak kohesh eshte edhe pjese e stafit te ekipit te pare te Vllaznise.

Por nderkohe, ndonese eshte gati 45 vjeç tashme, ai nuk ia perton qe herepashere te marre edhe topin dhe te beje xhonglime me topin dhe keshtu ka vepruar edhe gjate seances stervitore te pasdites se sotme.

Kaq ka mjaftuar qe fotografi Mikel Thepin t’i kushtoje vemendjen e duhur duke shkrepur disa foto qe jane postuar me pas edhe ne faqen zyrtare te klubit, shoqeruar me diçituren:

“Vitet kalojnë, por klasi mbetet. Legjenda e golit shqiptar Vioresin Sinani…”

Drejtuesit e klubit i kane kerkuar Sinanit nderkohe qe te punoje disi me shume me sulmuesit e skuadres ne menyre qe t’i mesoje se si dergohet topi ne rrjete, ashtu siç ka vepruar edhe ai gjate karrieres se tij sportive.