uventusi dhe Interi mund të arrijnë një marrëveshje shumë të madhe në shkëmbimin e lojtarëve. Sikurse raporton “La Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë duan Icardin, ndërsa Interi do të marrë Dybalan.

Të dy argjentinasit nuk po e gjenjë veten e tyre në këto skuadra. Dybala nuk është aktivizuar shumë nga trajneri Massimiliano Allegri, kurse Icardi e ka “djallosur”, pasi i kanë hequr shiritin e kapitenit dhe tashmë prej kohësh nuk ka qenë në fushën e lojës.

Nëse kjo lëvizje do të ndodhë, mund të jetë shumë e bujshme dhe mund të cilëzohet si shkëmbimi i dekadës në futbollin italian, por jo vetëm, duke patur parasysh edhe rivalitetin që kanë me njëra – tjetrën këto skuadra.

Gjithsesi të presim në merkaton e verës se çfarë do të ndodhë, pasi tashmë po afrohemi drejt fundit të sezonit dhe loja sapo ka filluar të “ziejë”./newsport/