Erling Braut Haland ka tërhequr vëmendjen e të gjithë skuadrave të mëdha me performancat e tij të shkëlqyera teksa ka shënuar 40 gola në 30 paraqitje këtë sezon.
Ai është vetëm 19 vjeç por ka një gjakftohtësi të jashtëzakonshme kur ndodhet para portës, gjë të cilën e tregoi gjysmën e parë të sezonit me Salzburgun dhe po e tregonte pjesën e dytë me Dortmundin derisa u ndal futbolli prej koronavirusit.
Edhe pse ka vetëm 4 muaj që i është bashkuar skuadrës së re Dortmundit, Juventusi dhe Reali i Madridit e kanë kthyer në majën e listave të tyre për merkaton e verës.
Ama, Haland thotë nuk i intereson fare vëmendja që ka marrë, por i intereson vetëm të bëjë punën e tij: “Jam i përqendruar në atë që bëj dhe jo në vëmendjen që kam marrë unë.
Unë mendoj thjesht për të bërë punën time, që është dhe gjëja që më pëlqen më së shumti. Jam i përqendruar vetëm te kjo,” tha sulmuesi norvegjez për “Sky Sport”.