Nuk e ka thënë haptas, por Simone Inzaghi e ka në mendje.

Trajneri i Lazio-s ëndërron titullin dhe shpreson të përsërisë suksesin e arritur në sezonin 200. Në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport, ai ka pranuar: “Kur u ndal kampionati ishim shumë mirë. Kur të rifollojë, do të kërkojmë të jemi gati”.

“Do të jetë e vështirë, sepse do të luajmë çdo tre ditë. Me një kalendar të ngjeshur, do të duhet të shmangim dëmtimet dhe rikuperimi do të jetë më i lodhshëm”.

Ëndrra ime? “Të gjithë e dinë, por nuk duam të them asgjë, pikërisht si më 14 majin e vitit 2000 para se të zbrisnim në fushë…”.