Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, tha se nuk ishte i mërzitur, pavarësisht se “u largua” nga Juventusi pas mbërritjes së yllit portugez, Kristiano Ronaldo.
“Atë ditë, unë kisha ndjenjën brenda meje se ndoshta diçka jo e mirë do të ndodhte dhe pastaj, drejtuesit e Juventusit nënshkruan Ronaldon,”- tha Higuain në një intervistë për “Gazzetto dello Sport”.
“Vendimi për t’u larguar nuk ishte imi. I dhashë gjithçka Juventusit, kam fituar shumë tituj.
“Klubi dëshironte të bënte ndryshime dhe më thanë se nuk mund të qëndroja. Zgjidhja më e mirë ishte Milan”.
Higuain, i cili do të marrë pjesë në derbin e tij të parë kundër rivalëve të qytetit të Interit të dielën, ka shënuar katër gola për Milanin deri më tani./vipsport/