Sfida e Argjentinës së Lionel Messit në Kupën e Botës ka mbajtur zgjuar mijëra tifozë në Bangladesh. Ndeshja vendimtare kundër Polonisë, që më pas u fitua me rezultatin 2-0, ka nxjerrë në shesh në Daka mijëra tifozë për të ndjekur takimin në një ekran gjigand.

Një numër shumë i madh njerëzish ka mbushur sheshin për të parë ndeshjen, ndonëse ora lokale ishte 5 e mëngjesit. Por, orari i pazakontë nuk ka zbehur dashurinë për Argjentinën.

Në një qytet 16.771 km nga Buenos Aires festojnë deri në agim fitoren e Argjentinës përballë Polonisë? Pse në Bangladesh bëjnë tifo për Argjentinën? Sepse të dy shtetet kanë një armik të përbashkët: Anglinë.

Argjentina ka marrëdhënie të këqija me Britaninë e Madhe që nga lufta e Ishujve Falkland, ndërsa Bangladeshi ka probleme që nga koha kur ishte koloni britanike. Nga ky detaj ka lindur edhe kjo dashuri futbollistike për Argjentinën