Shumë prej lojtarëve të Juventusit janë në udhëkryq këtë merkato përfshirë dhe disa elementë kryesorë të ekipit. Bëhet fjalë për Dusan Vlahovic dhe Leonardo Bonuccin, të cilët nuk dinë ende se çfarë ka garantuar e ardhmja për ta.
Kapiteni i bardhezinjve do të përjashtohet nga drejtuesit për arsye se është jashtë projektit, ndërsa ylli i sulmit për arsye ekonomike. Megjithatë, asnjëri nga të dy nuk e mendon aspak lamtumirën me “zonjën e vjetër” dhe këtë e kanë shprehur qartë.
“Vullneti im është të qëndroj. Faleminderit për gjithë dashurinë”, i është shprehur vetë kapiteni i Juventusit fansave. Nga ana tjetër, Dusan Vlahovic ka zgjedhur të shprehë dashurinë për klubin nëpërmjet rrjeteve sociale.
Pas ndeshjes miqësore me ekipin e moshave të Juventusit, sulmuesi serb ka postuar një fotografi në Instagram me simbol tre zemra, të bardhë, rozë dhe të zezë, siç ishte dhe fanella e skuadrës. /oversport/