Dita e djeshme ishte me rëndësi për futbollin, teksa FIFA zhvilloi në Milano ceremoninë e çmimeve “The Best”, ku Lionel Mesi u kurorëzua si lojtari më i mirë i vitit.

Por, një event të tillë kaq të madh, pjesëmarrës ishin edhe yje të mëdhenj të kinematografisë, si Mel Gibson apo edhe Arnold Shvarceneger. Pikërisht, ky i fundit u nderua nga klubi i Juventusit, duke i dhënë një fanellë të këtij sezoni, të firmosur nga lojtarët, dhe ku shkruhej emri i aktorit të famshmëm për rolin e tij tek filmi “Terminatori”, si edhe me numrin 101.

Foto u postua nga profili i Juventusit në “Instagram”, ku dukej Shvarceneger duke pozuar i qeshur me fanellën e personalizuar për të.

shvarcenegershvarceneger