Opinion nga Qamil GJYREZI*

Rezultatet shumë të dobeta të ekipit të futbollit të Vllaznisë dhe renditja në klasifikimin e superligës në vendin e 10-të, tregojnë nivelin e ulët të menaxhimit të burimeve sportive të ekipit te futbollit të Vllaznisë, paftësinë e drejtuesve për të përballuar mënyrën se si funksionon kampionati tek neve, qoftë në planin cilësor dhe atë menaxherial, nivelin sportiv, se si zhvillohet kampionati i superligës dhe natyrisht dështim e trajnerit Rudi Vata.

Dështime në rezultatet sportive ndodhin në të gjithe botën futbollistike. Kjo tregon nivelin e ulët intelektual dhe sportive të atyre që përzgjedhin trajnerët dhe menaxhojne kete shoqeri sportive. Vata nuk kishte rezultate si trajner. Ai është shquar si futbollist dhe me sa jam i informuar është edhe menaxher. Në rastin e Vllaznisë CV e trajnerit, dhe rezultatet e tij duhet të jenë kriter përzgjedhës. Me Vllazninë nuk mund të bësh eksperimente. Krahaso nivelin e Rubios dhe Levit ose edhe Muces dhe mund të dalish me konkluzione. Nëse nuk është e mundur të arrihet të përzgjidhet një i huaj me këtë nivel, së paku trajneri i Vllaznisë duhet të jetë një trajner shqiptarë me ekspriencë dhe rezultate. Ky është minimumi. Personalisht kam patur besim tek Vata, por rezultatet tregojnë të kundërtën. Mendova se portreti i tij, prej futbollisti të shquar, do të krijonte profilin dhe të një tarjneri të shquar, por faktet tregojnë të kundërtën. Ndoshta në të ardhmen ai do të rrisi nivelin e trajnimit, por sot për sot e ka të vështirë të “ambientohet” me mënyrën dhe konceptin se si zhvillohen ngjarjet në kampionatin tonë.
Në këtë artikull nuk kam ndërmend të bëj analizën, e rezultateve të ekipit të Vllaznisë, dhe të shoqërisë sportive Vllaznia, pasi janë vetë ato që e menaxhojnë këtë “simbol” të qytetit tonë e që shpresoj që do të nxjerrin konkluzione dhe do të marrin vendime për një riorganizim të të gjithë ekipit dhe ndryshimit të menaxhimit të tij. Dënimin më të madh ky grup i “paftë” menaxherësh dhe drejtuesish lokalë ja ka bërë vetë Vllaznisë dhe mbi të gjitha publikut dhe spektatorëve të mrekullueshmë që e duan Vllazninë me shpirt. Simbolika e Vllaznisë i kalon kufijtë e një fenomeni social , argëtues dhe psikologjik. Vllaznia është simbol historik dhe kulturorë i qytetit tonë. Pa frigë mund ta krahasoj me simbolikën e kalasë së Rozafatit.
E kam shprehur edhe përpara në një emision të gazetarit Gjergj Kola me të cilin kemi një miqesi sportive dhe mediatike, që shumë pak mendohet për dashamirsit e vërtetë të futbollit, këtij sporti mitik. T’i heqësh një të drejtë këtij grupi shoqërorë në shoqërinë që jemi, që kanë fare pak mundësi të dëfrehen dhe të kalojnë kohën e lirë është një krim. Megjithse bota e tregut dhe zhvillimet shoqërore ku paret dhe dëshira për të fituar me të gjitha mjetet e një grupi të caktuar është e pashpjegueshme në planin piskologjik dhe shoqerorë.
Si e titullova artikullin një kritikë të drejtpërdrejtë kam me gazetarët sportive te Shkodës. Nuk pretendoj që gazetarët sportivë të Shkodrës, të ndërronin situatën 100%. Mendimi im është se ato duhet të ishin më kritikë, me drejtuesit, stafin teknik dhe trajnerin. Rezultatet e dobëta nuk erdhën në momentin në të cilin filloi debati për mënyrën se si arriti në këtë gjendje Vllaznia. E gjithë kjo periudhë, qëkur Vata u emërua është shoqëruar me rezultate të dobëta dhe luhatje.
Misioni i gazetarëve është të gjykojnë nivelin e lojrave dhe të rezultave dhe të shikojnë dhe punojnë nëpërmjet kronikave për zhvillim e futbollit por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Ato pak a shume janë bërë shpesh palë me menaxherët dhe drejtuesit e Vllaznisë. Unë mendoj që nuk duhet të jetë ky ky pozicioni i medias sportive shkodrane.
Misioni i gazetarisë është shumë i rëndësishëm në një shoqeri, në rastin tonë misoni i gazetarisë sportive të Shkodrës është shumë i rëndësishëm. Nuk pretendoj që gazetaria duhet të “stigmatizojë” dhe të kritikojë vend e pa vend sistematikisht me qëllime dashakeqe.
Ajo ka një misoin shumë zhvillues, kritikues, investigues dhe ka gjithashtu mision të mbajë anën e opininit publik, të sportdashseve dhe të ndershmërsië dhe ecjes për para të futbollit, rritjes së nivelit të tij, natyrisht pa cënuar edhe profiline ekipit dhe futbollistët dhe drejtuesit.
Rezultatet e deritanishme tregjone qartë nivelin e Vllaznise. Reformat, ndërtimi i strategjive i takojne atyre që e drejtojnë dhe kanë marrë përsipër ta menaxhojnë këtë shoqeri sportive. Natyrisht duhet të jenë të pregatitur të perballojnë tregun shumë të “egër” në fushën e futbollit dhe mënyrën se si zhvillohen ngjarjet dhe organizimi i futbollit në Shqipëri. Në këtë kontekst ju bëj thirrje miqsore gazetarve të jenë më kritik me situatën dhe me rezultatet e Vllaznisë për nivelin cilesorë dhe performancën sportive të garës së futbollit. Misioni i tyre është promovimi i vlerave dhe natyrisht edhe kritika për ekipin dhe drejtuesit e sportit në rastin tonë futbollistëve të Vllaznisë, në krah të qytetarëve dhe sportëdashsve shkodranë.
Nëse do të funsinojnë gjerat kështu në Spanjë, Itali Gjermani, futbolli nuk do të zhvillohej kurre dhe nuk do të kishte këtë nivel të “paspjegueshëm” që ka. Traditat e tyre, dashuria për futbollin gati si fe, menaxhimi disiplina dhe investimet serioze e kanë zhvilluar në forma “maramendëse” futbollin post -modern . Në këtë kontekst media në këto vende ka një rol shumë të të rëndësishëm. Kujtoni debatin qe bën Murinjo me gazetarët dhe miq e të media nxirrni konkluzione per Vllazninë dhe për Shkodërn. Në pyetsorin që organizoi gazeta on-line Shkodra sport se kush e ka fajin për rezultatet e dobta të Vllaznisë, ju përgjigja të gjithë sëbashku, drejtuesit, stafi teknik dhe trajneri.
Mesazhi i këtij artikuli ishte edhe një “kritikë” për median sportive në Shkodër. Ajo duhet të ishte më kritike, duke përmbushur misionin e saj.

*Autori është Lektor i Psikologjisë së Artit dhe Komunikimit