Juventusi është në duke menduar për një mbrojtës qendror, edhe pse për momentin ndihet i konsoliduar në këtë rol me ardhjen e Bonuçit. Barzalji dhe Kielini janë lojtarët e tjerë që kompletojnë repartin defensiv të skuadrës kampione të Italisë.

Megjithatë, klubi bardhezi ka vënë në fokus mbrojtësin e Bajernit, Mats Humels, i cili e bind “Zonjën e Vjetër” për karakteristikat e tij fizike.

Sipas “Bild”, Juventusi beson se lojtari gjerman i plotëson të gjitha kërkesat, edhe për shkak se ka përvojë. Në këtë interesim të kampionëve të Italisë duket se ka ndikuar vetë trajneri i bavarezëve, Niko Kovac.

Ky i fundit, qëkur erdhi në stolin e gjigantëve të Bundesligës, nuk e ka konsideruar si “violinë të parë” qendërmbrojtësin, ndonëse ky i fundit është paraqitur më mirë se kolegu i tij Boateng.

Nga ana e vet, Mats Hummels ka ambicie për minuta të plota aktivizim, ndaj duket i joshur nga bardhezinjtë. Ndërkohë, Andrea Agnelli, presidenti i klubit italian, po lëviz është në një drejtim tjetër.

Bëhet fjalë për lojtarë të përfaqësuar nga Horge Mendes, i cili ka sjellë në Torino dy bashkatdhetarët e tij, Xhoao Kanselo dhe Kristiano Ronaldo. I pari i listës do të ishte Hames Rodriges, i cili nuk po kalon momente të mira në Mynih.