Mario Manxukiç nuk është më një lojtari i paprekshëm për Juventusin. Kroati mund të jetë një ndër lojtarët e sakrifikuar gjatë verës.

“Tuttosport” raporton se klubi bardhezi do të kërkojë të bëjë një rinovim të skuadrës me emra të rinj dhe moshë relativisht më të vogël.

Nuk është më mister se për kroatin ka oferta të majme nga Kina. Lojtari do të fitonte jo pak në një moshë që shumë lojtarë vështirësoshen të lidhin një kontratë të mirë.

Edhe nëse në Torino do të qëndrojë Alegri, Manxukiç do të largohet, pasi italiani nuk beson se ai mund të ketë një sezon produktiv në majën e sulmit.