Barcelona sfidon Real Betis sonte (20:00) në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Xavi fitoi 25 trofe me Barcelonën si futbollist, ndërsa tani synon të parin si trajneri i skuadrës së zemrës.
Në konferencën për shtypin, 42-vjeçari nuk u fsheh dhe deklaroi se Barcelona do të bëjë gjithçka për të siguruar trofeun, ndërkohë që nuk e kursen batutën. Nëse sonte vjen fitorja, Barcelona do të sfidojë Real Madrid në finalen e madhe të se dielës.
“Dëshirat dhe pritshmëritë e mia janë të njëjta prej ditës së parë që mora drejtimin e Barcelonës: unë jam këtu për të fituar trofe. Nëse nuk fitojmë trofe këtë sezon, ju do të më vrisni!”, deklaroi Xavi duke buzëqeshur.
Trajneri vazhdon: “Kemi shansin të fitojmë trofe pas katër ditësh. Do të provojmë të fitojmë Superkupën e Spanjës, kam shumë besim se do ia dalim.
Do të na jepte shumë forcë fitimi i Superkupës, përndryshe do të provonim zhgënjim të madh. Do të ishte një trofe i humbur, nuk kemi pse fshihemi, kështu që duhet të luftojmë fort dhe të japim 100%.
Morali dhe atmosfera janë shumë të mira. Do të ishte një çlirim i madh fitimi i këtij trofeu, por të shohim çfarë do të rezervojë fusha”, deklaroi trajneri i skuadrës katalanase.