Pak ditë më parë, në media u shpërndanë foto të ndrysje të fanellës së re të Juventusit ku shihet se ka ndryshime të mëdha. Vijat bardhezi të cilat kanë qenë ndër vite, janë zhdukur dhe në vend të vijave, fanella është gjysmë e bardhë dhe gjysmë e zezë ku mes tyre ka edhe një shirit të hollë rozë.
Kjo fanellë është prezantuar sot zyrtarisht edhe nga vetë klubi i Juventusit si një risi. Në fakt, kjo risi duket se nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të cilët kanë kundërshtuar klubin. Ata kanë kërkuar që të rikthehet fanella tradicionale me vijat bardhezi por vështirë se do të ketë një kthim pas.
Risitë janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të Juventusit që vetëm pak kohë më parë ndërroi edhe logon. Edhe ky vendim, u kundërshtua jo pak atë kohë nga tifozët por duket se tashmë janë mësuar dhe nuk kanë kundërshtime për të. “Ku është fanella e vjetër? Ku janë vijat, apo i latë në ndeshjen me Ajaksin?”, “Kjo fanellë është e tmerrshme”, ishin disa nga komentet e tifozëve në “Twitter”. /VipSport/