Opinion nga ERVIN BAKU

Po, doemos qe duhet te jesh nje “orakull” i lindur per te percaktuar se cili do te mberrije i pari ne finish. Nisur nga kjo teze, pra se cili fiton kampionatin, mendja te shkon shpejt te sfida e Korçes, ndersa Partizani shkund, trazon dhe ne fund, rremben tri pike titulli ne “goje te ujkut”.

Ne dy finale “korçe”, Skenderbeu thyhet nga te kuqte, por kur kjo vjen ne momentin qe kampionet duhet te mbrojne fronin, mesazhi i afrohet pesimizmit. Per pjesen e dyte te gares… radha e Takajt. Luftetari ? Mos u merrni me gjirokastritet ! Absolutisht bukuria e ketij kompeticioni. Nderthurje me speciale, zor se do kete kjo skuader. Qe te kujton Luftetarin e Brahos me shoke. Dhe te mendosh se ndaj Kukesit te vendit te pare, iu bene shume padrejtesi. E qelbi arbitri. “Qoka e radhes per Kukesin” thote miku dhe kolegu im Gezim Sinemati. Kryesuesit nga verilindja e ruajten kreun. Gjoka e di mire se partizanasit dhe korçaret nuk do dorzohen deri ne fund. A do mund te ruaje avantazhin ? Dikush lipset t’i thote Gjicit se Kukesi ka nevoje per dy-tre perforcime pikante gjate janarit. Gjoka eshte dakort ! Klasikja Vllaznia-Tirana shume e thate per te kujtuar duelet e dikurshme. Tiranes i duhen piket por kur ato vonojne, i bie qe te shohe se çfare bejne ne kete gare ekipet qe gjenden mbi te. Nga ana tjeter Cungu, ky mjeshter i trajningut aktual, i ben syte “kater”. Mbi shpatulla ka qytetin e madh te lindjes se futbollit. Si ne nje gare çiklistike, ai dhe skuadra e tij, kane nisur te bejne llogari. Po ia dalin ! Po tjeter kush po ia del ? Une them se Teuta ka bere “daljen” me spektakolare. Mundi Laçin. Ne strehen e ketij te fundit. Per ta zhytur totalisht ne krize. E menderosi Enea Jorgji (dha dy penallti per turp). Ama skuadra kurbinase vertetoi se me kete kontigjent, e ka te sigurte deshtimin. Bravo Korabi dhe ç’bravo Flamurtari. Dibranet besojne se vallja do terhiqet deri ne fund, nderkohe qe vlonjatet, serish sillen te vegjel me te vegjlit, dhe te medhenj me te medhenjte. Kush pret deri ne janar per te pare duelet e medha te Flamurtarit. Jo tjeter… por ne fushen e lojes. Kjo ishte lup-java e fundit per 2016. Ajo qe i dedikohet ngjarjeve te ndeshjeve te Superiores, teksa ne vijim, “lupa” do vezhgoje e sjelle para jush zhvillimet e merkatos se janarit. Sepse “lup-java” ka nje kontrate te “pashkruar”, me “lup-futbollin” shqiptar !