E ka nisur me fitore vitin 2012 trajneri I Vllaznisë Rudi Vata por duket qartë se ai nuk e ka atë humorin e ditëve më parë. Planet e tij janë prishur shumë për të mos thënë se nuk është realizuar asgjë prej tij dhe në kushte të tilla, I mbetet të bëjë më të mirën nga vetja e tij me kontigjentin e lojtarëve që ka në dispozicion.

Ndoshta në opinion ka filluar të diskutohet për marëdhënie jo të mira të tij me drejtuesit e klubit të cilët pak ditë më parë I thanë “jo” merkatos së ditëve të fundit, por vetë Vata deklaron se është I qetë në punën e tij dhe do të vazhdojë punën deri në fundin e kontratës.“Kam kontratë morale dhe ligjore me klubi Vllaznia deri më 31 maj 2012 dhe sigurisht që do të punoj me maksimumin e energjive të mia deri në përfundim të kësaj kontrate. Se çfarë do sjellë e ardhmja, kjo mbetet për t’u parë. Për momentin marëdhëniet janë normale, unë jam I qetë në punën time”-ka thënë trajneri I Vllaznisë. Zhgënjimi nga mosrealizimi I projekt-planit të tij megjithatë është I madh tek ai. Nga pesë lojtarët që ai ka kërkuar të ketë në skuadër, deri tani qoftë edhe një nuk I ka ardhur, për një apo një tjetër arsye prandaj ai shton: “Në projekt-planin tim për të ndërtuar Vllazninë e vitit 2012, kam dashur të sjellë në skuadër disa lojtarë cilësorë që do I jepnin asaj një fytyrë tjetër. Nga këta lojtarë deri në këto momente nuk kemi realizuar asnjë blerje sepse nuk ka ardhur as Bala, as Lika, as Da Silva, as Dimo dhe as Da Silva I Apolonisë. Kemi marrë tre lojtarë të tjerë në vend të tyre por na janë larguar pesë. Klubi ndërkohë ka bërë zgjedhjen e tij duke vendosur të mos shpenzojë më para të tjera dhe prandaj kemi mbetur me kontigjentin që kishim duke pritur deri në fund vetëm për Da Silvën”. Në kushte të tilla, shumëkush pyet: Çfarë pretendon tani Vllaznia? Trajneri I saj ka filluar ta injektojë së pari tek vetja pastaj edhe tek lojtarët, objektivin që ka skuadra e këtë e ka bërë të ditur edhe për mediat kur ka thënë: “Nuk jemi ndër skuadrat për të bërë gjëra të mëdha në Kupë por jemi një skuadër që do të japim maksimumin në çdo ndeshje. Nuk dëshiroj që lojtarët e mi të jenë nën presionin apo me idenë që jemi Vllaznia. Ok jemi Vllaznia, një skuadër që kërkon të fitojë diçka çdo sezon por për momentin ne po ndërtohemi si skuadër. Po ndërtojmë një modul loje të re dhe çdo gjë do kohën e vet. Shpresoj që lojtarët e rinj të marrin diçka nga eksperienca e lojtarëve të huaj që na kanë ardhur, sepse janë lojtarë me vlera shumë të mira profesionale. Pra do punojmë për të ndërtuar një Vllazni shumë të fortë për sezonin tjetër, të paktën ashtu siç e mendoj unë”. Rudi Vata erdhi në fund të tetorit në Shqipëri me shumë vullnet. Me shumë plane e ambicje për të bërë gjëra të mëdha. A e ka të njëjtën dëshirë dhe vullnet edhe tani? Ai thotë “po” kur shprehet: “Skuadra funksionon shumë më mirë sesa në momentin kur unë e kam marrë skuadrën. Ndonëse kemi dy lojtarë më pak në organikë se më parë, unë mendoj se tashmë skuadra është më competitive, ka më agresivitet, luan më me dinamizëm, luan shumë më tepër nga krahët. Kuptohet që ka edhe mangësi sepse kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër, kemi 10 apo 12 futbollistë 18-20 vjeçarë. Këto lojtarë duan kohë për të fituar eksperiencën e duhur dhe e ardhmja është me ta. Kam entuziaszëm sepse çdo gjë shkon mirë, lojtarët japin maksimumin si me ndeshje si me sjelljet e tyre. Prandaj them se unë vazhdoj punën si ditën e parë në krye të Vllaznisë”.

www.shkodrasport.com