Klubi i Juventusit ka bërë publike mbrëmjen e sotme, edhe listën e lojtarëve që tekniku Mauricio Sarri do të ketë të gatshëm në Champions League.
Surprizat e vetme të listës, janë Emre Xhan dhe Mario Manxukiç. Mesfushori është sakrifikuar në këtë repart, mes Bentakur dhe Ramseit që i kaloi problemet fizike.
Nga ana tjetër, kroati Manxukiç duket se ka humbur terren prej Higuainit e Dibalës, dhe ai gjithashtu nuk do të jetë pjesë e “Zonjës” në Europë. Ndërkohë, në repartin e mbrojtjes, Rugani “shpëton”, pas dëmtimit të Kielinit, i cili do të mungojë pjesën më të madhe të sezonit.
LISTA E JUVENTUSIT
1 Shezni
2 De Shiljo
4 De Ligt
5 Pjaniç
6 Khedira
7 Ronaldo
8 Ramsei
10 Dibala
11 Duglas Kosta
12 Aleks Sandro
13 Danilo
14 Matuidi
16 Kuadrado
19 Bonuçi
21 Higuain
24 Rugani
25 Rabio
28 Demiral
30 Bentankur
31 Pinsolio
33 Bernardeski
77 Bufon