Si në çdo merkato tjetër verore edhe në vijuesen do të zhvillohen sfida emocionuese ndërmjet gjigandëve në kontinentin e vjetër. Shumë lojtarë po spikasin, ndër të cilët përfshihet edhe Bernardo Silva.
Mesfushori prej kohësh është pjesë e listës së Hansi Flickut por së fundmi edhe Juventusi ka nisur ofensivën për shërbimet e tij. Lajmi është publikuar nga ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ dhe duhet kujtuar se s’do të jetë aspak e lehtë për ‘’ Blaugranët ‘’ për ta arrirë objektivin duke qenë se ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ mbetet pëlqehet nga shumë lojtarë.
Situata delikate e ‘’ Los Cules ‘’ në aspektin ekonomik i avantazhon paksa ish rekordmenët e Scudettos të cilët pretendojnë të rikthehen tek titujt sa më shpejt.
31 vjeçari pëlqehet nga Luciano Spalletti dhe në fakt duhet theksuar se ka deklaruar dëshirën për të ndërruar destinacion.
Sigurisht që bardhezinjtë janë tejet ambiciozë, me një histori suksesi shumë të gjatë dhe synojnë të jenë protagonistë në çdo sezon në kompeticionet pjesëmarrëse. Do të jetë një merkato verore me shumë të papritura por tashmë dyert e ‘’ Allianz Stadiumit ‘’ janë hapur për ishi-n e Monacos.


