Juventusi po kërkon me doemos një sulmues e njëkohësisht synon të largojë Higuainin dhe Manxhukiçin. Sakaq, edhe mesfusha duke e mbipopulluar duke qenë se janë afruar Rabio dhe Ramsej, futbollistë që kërkojnë një vend titullari në formacion.

Përveç afrimeve, as Emre Xhan dhe as Matuidi duket se nuk kanë në plan të largohen.Në këto kushte, juventinët po mendojnë të largojë yllin e skuadrës Miralem Pjaniç, të cilin e shohin edhe si një burim të ardhurash të konsiderueshme.

Mediat italiane raportojnë se dje në zyrat e Juventusit në Milano, ka pasur një takim mes drejtuesve bardhezi dhe menaxherit shqiptar, Fali Ramadani.

Ky i fundit e ka në dorë transferimin e Pjaniçit dhe synon të gjejë një skuadër të mirë për të, që njëkohësisht plotëson edhe kushtet financiare të vëna nga klubi italian. Ramadani duket se është në bisedime me PSG-në për shërbimet e tij, megjithatë gjithçka mbetet një hipotezë. /VipSport/