Viktor Da Silva ishte protagonisti kryesor te fitorja e Partizanit 3-1 përballë Kukësit, me dy gola të shënuar. Pas sfidës, braziliani i “demave” u shpreh tepër i lumtur për fitoren e skuadrës së tij dhe se do të bëjë më të mirën për të ndihmuar Partizanin.

“Sigurisht që ne kishim shumë nevojë për këto tre pikët dhe po shpresonim që Tirana të bënte një hap fals. Shkoi ashtu siç e prisnim. Jam shumë i lumtur për dy golat që shënova dhe për fitoren e skuadrës.

Unë jam duke bërë maksimumin dhe po jap më të mirën për skuadrën time që të arrijmë kreun e klasifikimit. Do të isha shumë i kënaqur që të fitonim titullin kampion, edhe sigurisht me golat e mi të arrijmë objektivat.

Shpresoj shumë që me golat e mi të ndihmoj skuadrën. Nëse golat vijnë në ndeshjet pasardhëse do të jem shumë i kënaqur.

Ndihem mjaft mirë kur luaj përkrah Mbasë, edhe pse kemi karakteristika të ndryshme. Tani kam arritur formën time optimale, pasi kam kaluar një dëmtim dhe shpresoj të jap më të mirën time.

Varet sepse te Partizani luajmë me skemën 3-5-2, por ndihem mjaft mirë në çdo pozivicion. Duke luajtur këtu mendoj se jam më afër portës, golat po vijnë dhe për këtë jam tepër i kënaqur”, u shpreh Da Silva për “Oversport”.