Julian Nagelsman zbarkoi me qëllim të qartë në drejtimin e Gjermanisë së trazuar, fill pas shkarkimit të Hansi Flik. Qëllimi ishte sigurimi i një prezantimi dinjitoz në Kampionatin Europian, aq me tepër kur kujtojmë se ky kompeticion do zhvillohet përpara tifozërisë gjermane, dhe ku dështimi do peshonte shumë herë me tepër.

Por edhe në epokën “Nagelsman”, gjërat nuk po shkojnë mirë, problemet në mbrojtje nuk ka asnjë sinjal përmirësimi. Ish-tekniku i “pancerave”, Joakim Lëv ka hedhur vështrim të gjerë rreth pasigurive te kampionët e 4-fishtë në rangun e botërorëve, madje duke zbuluar edhe problemin që në gjenezën e tij. Problemi lidhet me emrin: Pep Guardiola


REAGIMI I JOAKIM LËVIT –

”Njerëzit gjithmonë flasin për virtytet e futbollit gjerman, si konsistenca dhe mesfusha e hekurt. Pas suksesit të lavdishëm në ‘Brazil 2014’, shumëçka ka ndryshuar. Mbërritja e Pep Guardiolës te Bajerni rimodeloi stilin e lojës në futbollin tonë, aty ku u zëvendësuan vlerat e dinamizmit, me pasa të shkurtër në zona të ngushta. Problemet në prapavijë janë alarmante dhe mungesa e boshtit nuk më bindin. Pra, nuk e di nëse do jemi në gjendje të konkurrojmë me pretendentë në Kampionatin Europian.

Mungesa e bërthamës është hallka që mungon në grupin e Julian Nagelsmanit, i njëjti problem mbizotëronte edhe në periudhën e Hansi Flik”, përfundoi Joakim Lëv. 63- vjeçari mori frerët e “pancerave” në vitin 2006, teksa vari në qafë medaljen e artë në Kupë e Botës në vitin 2014 dhe fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 2017. Rezultatet e dobëta në “Euro 2020” shërbyen si trampolinë për të reflektuar mbi të ardhmen, duke sjell edhe tërheqjen e tij nga kombëtarja.