U luajtën ditën e sotme 4 sfidat e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore, teksa nuk munguan surprizat. Në dy duelet e orës 15:00, Egnatia mposhti Bylisin me rezultatin 2-0 duke “blinduar” vendin e dytë, ndërkohë që Kastrioti i vendit të fundit surprizoi Vllazninë, duke i marrë një pikë në “Elbasan Arena”, falë barazimit 2-2.

Ndërkohë në 2 duelet e orës 18:00, befasia më e madhe ishte humbja me përmbysje e kryesuesve të Tiranës, që kanë rihapur çështjen e titullit, ku pas triumfit të Partizanit ndaj Kukësit me rezultatin 3-1, tashmë diferenca mes bardhebluve dhe të kuqve është vetëm 2 pikë, teksa derbi i ardhshëm mes këtyre dy skuadrave pritet të jetë tepër vendimtar.

Vlen të theksohet fakti se kjo javë do të mbyllet me duelin Laçi-Erzeni që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 15:00.

REZULTATET E SOTME:

EGNATIA-BYLIS 2-0

KASTRIOTI-VLLAZNIA 2-2

PARTIZANI-KËKËSI 3-1

TEUTA-TIRANA 2-1


LUHEN NESËR:

LAÇI-ERZENI ORA 15:00