Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKa disa kërkesa, Vllaznia pranë huazimit të brazilianit

Ka disa kërkesa, Vllaznia pranë huazimit të brazilianit

Erdhi te Vllaznia per te bere nje hap te rendesishem ne karriere, por deri me tani ende nuk ka bere asgje se ndoshta ka qene edhe i pafat. E kemi fjalen per sulmuesin brazilian Nunes Da Silva Amarante Kaina.

24 vjeçari e nisi ne menyre te shkelqyer karrieren te Vllaznia teksa u aktivizua ne minuten e 83-te te ndeshjes se javes te pare ndaj Laçit dhe 7 minuta me vone arriti te shenonte golin qe vulosi fitoren 5-3 te Vllaznise.

U mendua se do te kishte me shume hapesira dhe aktivizim por Kaina ka qene i pafat sepse ka patur disa demtime dhe si rrjedhoje nuk e kapi asnjehere formen e duhur.

Por tashme qe eshte rikuperuar plotesisht, ka qene e veshtire per te gjetur hapesira aktivizimi. Ne keto rrethana, drejtuesit e klubit po shohin mundesine e huazimit te tij ne nje skuader tjeter per gjysmen e dyte te sezonit nderkohe qe ky lojtar ka kontrate edhe nje vit tjeter me Vllaznine.

Behet e ditur se per kete lojtar kane shfaqur interes dy ekipe te Superiores por edhe ndonje i kategorise se pare. Ende nuk dihet se ku do ta shohim pas janarit kete futbollist, por e sigurte eshte qe nuk do te jete te Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments