Vllaznia nuk i ka ndalur as dje përgatitjet për Skënderbeun. Ritmi ka qenë i lartë, po ashtu edhe kërkesa e llogarisë.

Mirsad Jonuz pret që ky 90-minutësh të jetë perfekt dhe rrjedhimisht të shoqërohet me trepikësh, pasi vetëm kështu mund të ngjisin një shkallë në renditje dhe t’i largohen zonës së “play out”-it.vllaznia arbitri ziri

Veç ushtrimeve klasike me dhe pa top, trajneri maqedonas zhvilloi edhe një lojë brenda grupit. Me dy mungesat e konfirmuara të Mevlan Adilit dhe Florind Bardullës së pezulluar, ai ka nisur “skicimin” e formacionit.

Dilema ka ende dhe kryesisht për lojtarët që janë me nga tre kartonë dhe rrezikojnë skualfikimin për ndeshjen e javës së 25-të. Gara për një vend titullari është e fortë, por vetëm sot mund të jepet verdikti final.

Gjithsesi deri neser gjerat mund te ndryshojne ndonese stafi teknik i ka bere planet per kete takim. E rendesishme mbi te gjitha eshte qe Vllaznia te hedhe ne fushe formacionin e saj me te mire, me te cilin te synoje te munde Skenderbeun.

Luan ne fushen e vet, po kalon nje moment te mire dhe shanset qe te ndodhe keshtu ekzistojne, megjithate duhet bere shume kujdes sepse Skenderbeu mund ta ndeshkoje kur ajo nuk e pret.