Humbja ne Korçe javen e kaluar i ka kushtuar shume Vllaznise se volejbollit te meshkujve. Ajo eshte mundur edhe sonte nga Erzeni brenda ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres dhe si rrjedhoje e sheh tashme veten jashte gjysmefinales se Kupes te Shqiperise.

Ndeshja ndaj shijakasve nuk ka nisur mire per ekipin shkodran. Seti i pare do te fitohej pa shume veshtiresi nga miqte me rezultatin 25-15 dhe me pas me te njejten menyre loje kane marre edhe te dytin 25-18 duke krijuar kesisoj nje avantazh shume te madh drejt fitores.

Por Vllaznia “u zgjua” ne setin e trete, te cilin gjithsesi e fiton jo pa veshtiresi 25-23 dhe rihapi ndeshjen duke shpresuar qe te fitonte edhe te katertin per ta çuar ndeshjen ne set finale por nuk do te ndodhte keshtu.

Seti i katert ka shume rivalitet por ne momentet e fundit te tij, Erzeni tregohet me i sakte, sigurisht duke perfituar edhe nga ndonje gabim i volejbollisteve te Vllaznise dhe si rrjedhoje e ka fituar ate 27-25 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Pas ndeshjes se sotme, kur ka mbetur per t’u luajtur edhe nje e fundit ne Elbasan, Vllaznia me 7 pike te grumbulluara nuk ka asnje shans per t’u kualifikuar per ne gjysmefinale sepse kete te drejte e kane fituar Erzeni dhe Skenderbeu./SHKODRA-SPORT.COM/