Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” skuadrën e Linfilld në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku shkodranët do të kërkojnë të përmbysin shifrat e takimit të parë që përfundoi 3-1.
Gjyqtari i zgjedhur për këtë takim është 37-vjeçari nga Azerbajxhani, Rauf Jabarov.
Ai duket se ka një eksperiencë me klubet shqiptare në Europë, ku përpara dy vitesh vendoste drejtësi në takimin Teuta-Inter Eskalades që përfundoi me rezultatin 0-2 për ekipin nga Andorra.
Ai gjithashtu ka gjykuar dhe një ndeshje të Kombëtares shqiptare U-17.
Stafi i gjyqtarëve do të përbëhet gjithashtu dhe nga tre arbitra të tjerë nga Azerbajxhani.
Takimi i kthimit mes Vllaznisë dhe Linfilld do të luhet më 20 korrik, ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.