Skuadra e Partizanit ka piketuar mbrojtësin Leonat Vitija për përforcimin e prapavijës. 22-vjeçari i Skënderbeut ka qenë një prej lojtarëve më të mirë në kampin korçar dhe stafi teknik i Partizanit, e ka piketuar si lojtar i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, por dhe për të ardhmen.
Megjithatë, Vitija nuk mund të largohet nga Skënderbeu si lojtarë i lirë, pasi ka kontratë deri në janar të vitit 2023 me klubin korçar.
Dy palët nuk kanë rënë ende dakord për shkëputje kontrate dhe për Vitijan, Partizani duhet të paguajë para për kartonin, gjë që vështirë se mund të ndodhë.E njëjta situatë është shfaqur edhe në të shkuarën te Partizani, me rastin më të fundit që ishte ai i Andi Hadroj.
Mbrojtësi kërkonte transferimin te Partizani verën e shkuar, por kishte kontratë deri në janar me Bylisin. Klubi ballshiot nuk e lejoi të largohej, ndërsa në janar, mbrojtësi Hadroj u transferua si lojtar i lirë te Partizani./newsport/