HomeKRYESOREKa një datë për rikthimin e Rashicës, e zbulon vetë trajneri i...

Ka një datë për rikthimin e Rashicës, e zbulon vetë trajneri i Verderit

Nuk ka qenë një sezon shumë fatsjellës për Milot Rashicën deri tani. Sulmuesi pasi nuk ia doli të transferohej në një tjetër klub gjatë merkatos, pësoi një dëmtim që nuk e la të shprehej në fushë me Verder Bremen, por edhe me Kosovën.

Ndërkohë, pas dëmtimit, Rashica u pushtua edhe nga një grip, që për fat të mirë nuk ishte COVID.

Megjithatë, periudha e errët për sulmuesin duket se është dtejt fundit, pasi trajneri i Verder, Florian Kohfeld, zbulon se lojtari i përfaqësueses së Kosovës mund të rikthehet sërish në organikë për ndeshjen e 16 janarit, ndaj Augsburg.

“Po shkon mirë. Ai po synon të kthehet në ndeshjen kundër Augsbug. Fatkeqsisht ai pati një hap mbrapa. Pasi u sëmurë nga një grip, jo nga koronavirus”, u shpreh Kohfeldt. /VipSport.al/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments