Kreu I Ligës Profesioniste, Edvin Libohova është I ftuar në Pressing ku ka folur për bojkotin dhe kërkesat ndaj Qeverisë, duke ilustruar sesi do funksionojë ligji I propozuar.

“Ligji aktual është ndryshuar dhjetorin e vitit të kaluar pas takimit në mars me kryeministrin. Duhej të aprovohej brenda 100 ditësh por tërmeti bëri të vetën. Është bërë ndryshim në ligjin e tatimit por me inpakt në ligjin e sponsorizimit si ligj I vitit 1993. Ne nuk jemi dakord sepse për 25 vite ky ligj nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Do I duhet sponsorizuesit të japë 55 përqind të shumës dhe 45 përqind t’I japë shteti. Duhen mbi 800 mijë euro sipas këtij ligji që të sponsorizohet në sport, çka përjashton shumë biznese. Nonsens është se miratohet nga drejtoria e tatimeve që mbledh të ardhura.

Kosto e buxhetit të shteti do ishte 25-30 milion euro afërsisht. Nëse do funksiononte ligji, duke pranuar kushtet nga sponsorat fatura për Qeverinë do ishte 15-20 milion euro.

Ligji I ri ? Propozimet që kemi bërë për sportin janë për të gjithë llojet e sportit. Siç do kultura, arsimi, bujqësia, turizmi edhe sporti do financim. Le të miratohet me shumicë të cilësuar në parlament që të mos e ndryshojnë të tjerë kur të vijnë.

Ligji në Kosovë ka funksionuar. Ne propozojmë që këtë të drejtë ta kenë kompanitë që kanë 160 mijë euro e lart të ardhura. Nëse tatim-fitimi I shtetit është 260 milion euro, këto kompani përbëjnë 60-70 përqind. Është e pamundur që ligji të japë efekt që në vitin e parë sepse do ngrihen strukturat.

Propozojmë që 50 përqind e shumës të shkojë për infrastrukturën në sport, që janë detyrë e shtetit. Sporti I bazës dhe fëmijët të marrë 25 përqind të shumës së sponsorizimit që shkon 7.5 milion euro. 25 përqind do të shkojë për shpenzime operative dhe sporti nuk I merr lek buxhetit direkt.

Përfitimet e buxhetit të shtetit? “1 lek I investuar në sport janë 4 lek kursim në shëndetësi”. Do kemi formalizim të klubeve. Që ky ligj të funksionojë duhet që klubet të formalizohen. Kosto që parashikonim, 30 milion euro që hidhen në treg në formë pagash, investimesh, shërbimesh. Do përfitojë shteti nëpërmjet kontributeve dhe tatim taksa. Nga ajo 30 miolion euro shteti merr pas 20 milion”, tha Libohova./newsport/