HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKa një listë dëshirash, por Vllaznia më parë duhet që të sigurojë...

Ka një listë dëshirash, por Vllaznia më parë duhet që të sigurojë financat

Vllaznia piketoi disa futbollistë afro një muaj e gjysmë më parë kur siguroi ngjitjen matematikisht në Superiore. Në Shkodër në listën e gjatë binin në sy emrat e lojtarëve vendas, duke filluar me “boshtin” e atyre të vitit të shkuar si: Sherri, Lika, Krymi, Zhunior, Tafili, Malota, Gurishta, Hajdari apo Kruja.

Pa harruar edhe rikthimin e shkodranëve si: Vucaj, Sukaj, Pjeshka, Hakaj, Kalaja, Vajushi e ndonjë tjetër. Mirëpo, Vllaznia nuk ka rinovuar ende me lojtarët e sezonit të shkuar, të cilët kanë marrë oferta edhe nga skuadrat e tjera, e jo më të diskutojë për rikthime. Në Shkodër, aktualisht askush nuk e ka mendjen te futbolli…

Madje, edhe lojtarët që ishin në preferencat e klubit sa “hap e mbyll sytë” u bënë pjesë e skuadrave të tjera të elitës: Hakaj te Partizani e Kalaja te Teuta. Ndërsa Vucaj nuk ka ndërmend që të lëvizë nga Kosova duke qenë se aty kushtet që i kanë ofruar janë më mirë se në Shkodër…! vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments