Sot ne mengjes, zilja e celularit nuk ishte si ajo e diteve te zakonshme. Mu duk sikur afronte nje lajm jo i zakonshem.

“Vdiq Vili “, ishte zeri i dridhur I vellait tim Reshatit.

Perballoi me kurajo nje semundje te rende, aq I qete dhe me kurajo duke I afruar si nje prind I shembullor dhe edukator, trajner e Profesor, te gjthe ate brez sportistesh, Mjeshtra te Medhenj te atletikes shqiptare e nje tjeter gjenerate te talentuar, duke I dhene shpresen se nje dite do te  ishte perseri ne mes tyre. Dhe te gjithe ato qe e takonin, ndaheshin me shprese.

Kam komunikuar me Prof.Vilin, here pas here me dergonte e-maile dhe para nje jave me dergoi nje fotografi. E kishte shkeputur nga arshiva e tij. Eshte nje moment I Seminarit te fundit “Shkodra ne Shekuj” ku Vildani dha nje kontribut te madh ne seksioinin per sportin, duke treguar bagazhin e tij intelektual.

Prof.Vili la mbrapa nje parade suksesesh dhe arritjesh te nivelit europian ne atletiken shqiptare,duke qene pjesmarres me atletet te tij te kercimeve, ne Olimpiada, Boterore, Europiane, Ballkanike se keto kombetaret ishin prone e padiskutueshme e Vllaznise nga grupmoshat deri tek te rriturit, qe kishin firmen, djersen e sakrificen e nje kollosi te vertete, ku pista e stadiumit “Loro Boriçi”, ishte shtepia e tij e dyte per me shume se gjysme shekulli.

Vili, me fal qe nuk erdha te te takoj dhe se fundi. te hedh tre grushta dhe ne vorrimin tend. Pandemia na ndau padrejtesisht duke u detyruar t’i kthejme te afermve, miqve e shokeve shpinen, por kurre jo zemren e dashnine. Dhe une me familjen time ketu ne Firenze mbetemi te themi:

Pushofte ne paq shpirti yt!

Qoft I lehte dheu!

Ky mort, i profesor Vilit eshte I treti ne familjen sportive Tufi, pas motres Flutura e vellait Isuf, por Artenca, Mimoza e Desi, qe te tria sportiste te njohura. do ta mbajne  te pashuar kontributin e Familjes TUFI.

NAMIK MEHMETI

FIRENZE . 18.10.2020