Ndarja nga jeta e Vildan Tufit ka qene nje lajm i trishtuar per te gjithe komunitetin e sportit ne Shkoder dhe jo vetem.

Te shumte kane qene njerezit e sportit qe kane shprehur keqardhjen e tyre per ndarjen nga jeta te ketij Mjeshtri te Madh, te ketij trajneri me nje pasion te jashtezakonshem.

Por ne fakt Vildan Tufi ka qene jo vetem trajner atletike, por edhe nje pedagog i shkelqyer. Ai eshte njeriu qe me kembenguljen e tij beri te mundur hapjen e Fakultetit te Edukimit Fizik prane Universitetit “Luigj Gurakuqi”, prej te cilit kane dale keto vitet e fundit me dhjetera e dhjetera profesore.

Dhe kete kontribut te tij natyrisht qe nuk mund ta harrojne ish- studentet e tij, ata qe sot jane bere profesore. Dhe njeri prej tyre, ka bere nje dedikim shume prekes.

Eshte trajneri aktual i Burrelit, Samuel Nikaj i cili ne lidhje me ndarjen nga jeta te profesor Tufit, shkruan:

“Lamtumire prof Vili, profesori i profesorave te Shkodres idhulli jem…”!