FAQJA E PARE KRYESOREINTERVISTA/ Mario Mitaj: Jam shumë i lumtur që jam te Genoa. Ishte...

INTERVISTA/ Mario Mitaj: Jam shumë i lumtur që jam te Genoa. Ishte një zgjedhje e shkëlqyer për karrierën time

Mario Mitaj ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Genoas në Serinë A. Trajneri Daniele De Rosi i besoi një vend në rreshtim në sfidën kundër Venecias, të mbyllur me shifrat 1-0.

Pas ndeshjes, ishte pikërisht Mitaj ai i cili u shfaq para mediave, duke komentuar fitoren dhe këtë paraqitje të tij të parë në elitën e futbollit italian që nga fillimi.

Fitorja e sotme…
Është sistemi në të cilin kam luajtur gjatë gjithë karrierës sime si lojtar. Ndihesha rehat. Na duhej fitorja dhe ia dolëm ta arrinim.

Si po përshtatesh te Genoa?
Po përshtatem shumë mirë. Është një grup djemsh fantastik. Punojmë shumë fort me djemtë dhe me stafin teknik. Kemi pasur një fillim shumë të komplikuar, por po përmirësohemi ndeshje pas ndeshjeje.

Çfarë i the Elertsonit pas golit të tij?
Sinqerisht, fola me të gjithë të tjerët, por jo me të personalisht. Ai shënoi një gol të mrekullueshëm; është një lojtar i shkëlqyer dhe shpresoj që të vijnë edhe shumë të tjerë.

A e prisje që Serie A të ishte kështu?
Jam shumë i lumtur që jam te Genoa. Vij nga një kampionat tjetër. Ky është një kampionat shumë taktik, por mendoj se kjo do të më ndihmojë si lojtar. Ishte një zgjedhje e shkëlqyer.

A mendon se ky mund të jetë një fillim i ri për ty?
Sinqerisht, unë jam ai lloj lojtari që luan kudo që më kërkohet. Nëse trajneri do më zgjedhë, do të jap 100%-shin tim; nëse jo, do t’i mbështes shokët e skuadrës që të japin 100%. Rri aty ku më thotë trajneri të qëndroj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments