Vetëm para disa minutash, klubi i Vorës në rrjetet sociale, ka njoftuar rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin Dajan Shehi. 29-vjeçari nga Elbasani, është kthyer në lojtar të pazvendësueshëm nën urdhërat e trajnerit Arjan Bellaji te Vora.
Zgjatja e kontratës është 1 vjeçare, ndërsa klubi vorakë arriti objektivin madhor për sezonin 2025-2026, qëndrimin në Superiore. Kjo lëvizje nga drejtuesit, është “sinjal” i qartë se ata duan të ruajnë “boshtin” edhe për edicionin e ardhshëm.
Përsa i takon mbrojtësit Shehi, ai është një emër i “njohur” jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe jashtë, teksa ka luajtur me Hajduk Split II në Kroaci.
Në Superiore, ka djersitur më herët fanelën e Vllaznisë e Partizanit, pa harruar aventurën profesionale te Teuta, Besa e Kavajës, Kastrioti dhe Skënderbeu. Në Shkodër ai ka luajtur për tre sezone duke qenë Vllaznia një nga ekipet më kryesore të karrierës së tij sportive.


