Asgjë nuk është e pamundur, e sidomos kur bëhet fjalë për futbollin. Shembull konkret vjen nga Amerika Qendrore, aty ku Kombëtarja më e dobët në botë, ka arritur të marrë një fitore historike.

Bëhet fjalë për Ishujt e Turks dhe Kaikosit që kanë mundur me rezultatin 3-2 Shën Vinsent e Grenadinesin në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Amerikës Qendrore, edhe ajo e njohur si Liga e Kombeve CONACAF.

Ekipi i ishujve renditet në vendin e fundit të FIFA-s (211), ndërkohë që kundërshtari ka një pozitë disi më të mirë në krahasim me to, duke qenë se renditet në vendin e 175.

Me këtë fitore, Ishujt ngjiten në vendin e 23, ku në 3 takimet e para, kjo skuadër ka grumbulluar vetëm 3 pikë, duke pësuar plot 21 gola dhe ka shënuar vetëm këto tre të ndeshjes së djeshme. /VipSport/