Profesor Përparim Kabo mendon se bojkoti i kampionatit ishte i mirë për ndërgjegjësimin e opinionit publik, por ishte e gabuar në mënyrën se si po interpetohej nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në “Procesi Sportiv”, ai deklaroi se më përpara Duka duhej të jepte llogari për mënyrën se si ishin shpenzuar paratë që vinin në vite nga UEFA.

“Çështja është zgjeruar në të gjithë opinionin publik të drejtpërdrejtë dhe rrjete sociale. Është  gjë e mirë që i gjithë opinioni është përfshirë për të dhënë mendimin që ç’do bëhet me futbollin.

Filimisht kishim pamflete me katër pika antiqeveri nga Liga. Papritur, para dy ditësh Liga anashkalohet, del presidenti i Federatës me një platformë tjetër, nuk flet për katër pika të Ligës, por me tre të tjera, ai kërkon 30 milionë euro të ndara.

Në pamje të parë duket se i tregon qeverisë çfarë të bëjë, por është shkelje flagrante e pavarësisë nga sporti dhe sporti nga politika. Nëse politika do të bënte llogari të parave të UEFA-s dhe t’i thoshte si të bënte, Duka do të ngrihej e do të thoshte “ky është shtet totalitar që ndërhyn në çeshtjet e sportit”.

Ky i jep të drejtë vetes të tregojë si mblidhet tatimi e si duhet shpërndarë për sportin. Ky është gabim i rëndë që tregon se mentaliteti që drejton federatën është i autoritarizmit. Askush nuk mund të bëjë presion ndaj qeverisë duke i futur duart në arkën e saj e kaq para për këtë e atë.

Investimet për infrastrukturë ka qenë zoti Duka që ka thënë se në këto 5 vite janë bërë investime infrastrukture si kurrë. Janë bërë në këto vite stadium i Elbasanit, “Loro Boriçi” e “Air Albania”. A nuk u mburr Duka kur kandidoi duke thënë se vetëm në erën time kemi shpëtuar nga fushat me baltë?

A nuk propozoi që të bënte me paratë e FSHF 100 fusha sportive me parametra, pse i kërkon nga shteti_ Janë para publike, janë që dalin nga taksat dhe e do të donim që një pjesë të shkonte për sportin, por në kushtet që jemi do të donim të shkonim për shkolla. A e di Duka që me 20 milionë euro rregullohen shkollat e Shqipërisë në vende të largëta, me këto para rregullohen kanalizime, mund të ndihmohen ambulanca e spitale?

Nga informacioni që kam, Federata merr nga UEFA në vit rreth 6 milionë euro. Në 10 vite bëhen 6 milionë, në 20 vitë bëhen 120 milion. A mund të thotë për publikun e gjerë çfarë është bërë me këto para që janë marrë nga UEFA. Kur të bëjë transparencën e parave të tij, mund t’i lindë e drejta të kërkojë para nga shteti”, tha Kabo. /vipsport/